Korce biznesi hap dhe mbyll aktivitetin

Në Korçë biznesi nuk e ka ende të qartë se me çfarë aktiviteti të merret, kurse jetëgjatësia e privatit paraqitet e shkurtër.
Të dhënat nga regjistri i bizneseve paraqesin një situatë kaotike, ku shumë biznese hapin aktivitetet e tyre, ku dhe plot të tjerë i mbyllin në fundit të vitit.
Pertika Tollkuçi, shef i zyrës së tatimeve dhe taksave pranë Bashkisë Korçë, bën të ditur se gjendja nuk paraqitet aspak pozitive për sa i përket numrit të subjekteve që regjistrohen dhe brenda një kohe të shkurtër edhe çregjistrohen.
"Janë 152 subjekte që kanë aplikuar për mbyllje aktiviteti, dhe 92 të tjera kanë kërkuar pezullimin e licencës", thotë Tollkuçi për gazetën ‘Shqip’, duke iu referuar të dhënave nga QKR.
Sipas tij, numri i subjekteve private të biznesit të vogël që regjistrohen për fillim aktiviteti, në krahasim me ato që deklarojnë mbylljen apo pezullim aktiviteti, është thuajse i njëjtë çdo vit.
Ndryshe nga vitet e kaluara, gjatë 2011-s vërehet një rënie e numrit të bizneseve të vogla, kryesisht ato që ushtrojnë tregtinë me pakicë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Top Story, raportet e Presidentit me Ramën e Berishën
Topi: Me Ramën marrëdhënie institucionale; Konfirmohet ftohja me Berishën
PS, akuza Berishës për korrupsion
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Zbatimi i kritereve të Integrimit
Më në fund një marrëveshje