PS Ulni taksat e karburanteve

Partia Socialiste i propozoi qeverisë të ulë taksat mbi karburantet për të lehtësuar buxhetet e familjarëve të goditur nga kriza.
“Të hiqet taksa e karbonit. Së dyti meqenëse çmimi i naftës në tregun botërore që nga 2005-a është dyfishuar TVSH për këtë produkt kur ai përdoret për mjetet e transportit publik, ngrohjen e shkollave apo spitaleve, bujqësisë apo peshkimit, të mund të reduktohet”, është shprehur deputetja e PS-së Mimi Kodheli.
Ajo tha se krahasuar me 2005-n shqiptarët paguajnë vetëm për karburantet mbi 340 milionë dollarë taksa më shumë në vit.
Rritja e fundit e barrës mbi këto produkte që qeveria bëri në verë, sipas saj, do të ketë efekte shkatërruese mbi buxhetet e familjeve.
Por ministri i Financave tha se fakti që qeveria mbledh më shumë taksa në buxhet nuk ka ardhur për shkak të rritjes së tyre, por për një tjetër arsye.
“Ju keni zhdoganuar 275 mijë tonë karburante dhe tani zhdoganohet 450 mijë tonë karburante. Ju tregtuat 320 mijë tonë karburante, tani tregtohen 650 mijë tpnë karburante në tregun tonë”, theksoi Bode.
Bode pretendon se qytetarët nuk do të paguajnë më shumë shtetit nga ndryshimet e fundit të taksave mbi karburantet, por përkundrazi.
Në verë qeveria hoqi, taksën e importit të automjeteve të përdorura duke e zëvendësuar ate me një taksë të përvitshme që paguhet gjatë kontrollit teknik si dhe një taksë të re shtesë mbi karburantet, që e rrit cmimin me 8.4 lekë për litër.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Informaliteti ndëshkon buxhetin
Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit, që ka zhytur financat e qeverisë në vështirësi, ka celur debatin publik se cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj situate.
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e rikthyer atë sërish në nivelet më të ulëta me 5 për qind.
Për një model zhvillimi real, jo elektoral
Ilir Barjaba - Prej një viti flitet për një model të ri ekonomik që Shqipëria duhet të ndjekë për t’u bërë një vend i zhvilluar. Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës ka bërë të mundur evidentimin e shumë rasteve nga biznesi që nuk përdor kasën fiskale. Apartamentet, harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës
Rivlerësimi i pronës së paluajtshme është një proces që lidhet me amnistinë fiskale, e kërkuar nga Shoqata e Ndërtuesve dhe që u jep mundësi individëve të paguajnë një taksë 10 herë më të vogël se normalja, 10 për qind.
Lajmet kryesore
Topi: Klima politike, e trishtueshme
Presidenti i Republikës në Top Story
PS, akuza Berishës për korrupsion
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Zbatimi i kritereve të Integrimit
Më në fund një marrëveshje