E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, bllokohet votimi ne fshatin Leshnice

Ne fshatin Leshnice te komunes Cerave, ne rrethin e Korces eshte nderprere votimi.

Sipas komisionereve socialiste te qendres zgjedhore, pengese jane bere disa militante te Partise Demokratike, te cilet kane bllokuar hyrjen e qendres se votimit dhe nuk lejojne votuesit te hyjne ne te.

Nderkohe, ne qytetin e Korces, numri i personave qe kane votuar llogaritet te jete 28 mije, numer ky i ulet per shkak se shume qytetare nuk gjenin emrin ne listat e votimit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›