PS, apel Berishës për transportin e kutive të votimit: Jo festë para kohe
TIRANË-Partia Socialiste i ka kërkuar kryeministrit të vendit të mos dalë në konkluzione të parakohshme për fitore dhe të mos nxisë festime nëpër rrugë.
"I kujtojmë Berishës se është e tija përgjegjësia për transportin e kutive të votimit", tha zëdhënësja e PS-së, pak para përfundimit zyrtar të votimeve.
Sipas saj, Berisha nuk duhet të nxisë festime të parakohshme, të cilat cenojnë rëndë procesin zgjedhor. "Berisha është në të dielën e fundit të mandatit të tij qeverisës"- tha ajo, duke rikujtuar numrin e denoncimeve, vënë në dispozicion nga PS-ja për gjithë qytetarët.
"Në këtë numër telefoni denonconi pa ngurrim çdo presion e kërcënim njerëzish me pushtet që synojnë marrjen me pahir të votës së mësuesve, nëpunësve, mjekëve, njerëzve në ndihmë ekonomike. Kjo është dita e qytetarëve dhe e një fitoreje historike për Shqipërinë", u shpreh Imeraj.