E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, bora vështirëson qarkullimin rrugor

Korca dhe rrethinat e saj janë mbuluar nga dëbora e rënë ndërkohë që temperaturat e ulta kanë krijuar ngrica që vështirësojne qarkullimin e mjeteve. Ka patur vështirësi për lëvizjen e mjeteve në qafat e maleve si Qafa e Qarrit, Qafë Plloça , Qafë Than 

KORÇË – Bora që ka nisur gjatë natës dhe vazhdoi edhe mëngjesin e sotëm në pjesën juglindore të vendit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugorë. Qyteti i Korçës dhe rrethinat e saj janë mbuluar nga dëbora e rënë ndërkohë që temperaturat e ulta kanë krijuar një shtresë të ngrirë që vështirëson qarkullimin e mjeteve. Në qytet, trashësia e dëborës nuk i kalon 2 centimetra, por në zonat malore si Dardha, Voskopja apo ato në lartësi mbi 1 mijë metra, trashësia e dëborës arrin mbi 5 centimetra.
Burime të shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Korçës, bënë të ditur se "reshjet e dëborës gjatë natës bllokuan përkohësisht disa akse të rrugëve malore si ajo Korçë-Dardhë, ndërsa ka patur vështirësi për lëvizjen e mjeteve në qafat e maleve si Qafa e Qarrit, Qafë Plloça , Qafë Thana, etj".
Për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë krijuar shtresë të ngrirë në rrugë, lëvizja e mjeteve është bërë e detyrueshme me zinxhirë mbrojtës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›