Rubik, hidhen në erë 2 oxhaqet e metalurgjikut
RUBIK- Pas disa tentativave të njëpasnjëshme xhenieret kanë mundur te hedhin në erë dy oxhaqet nga ku për më shumë 70 vite ka dalë tymi i metalurgjisë ku shkrihej bakri i nxjerrë nga nëntoka e Mirditës. Demolimi është bërë në kuadër të nje projekti prej 4.4 milion eurosh te Bankës Botërore për demolimin e mbetjeve toksike te ish metarlugjiëe në Rubik. Janë dashur disa qindra kg tritol për të shuar përfundimisht krenarinë shumë vjecare të Industrisë së Bakrit në Rubik. Shëmbja e oxhaqeve është bërë në kuadër të asimilimit të plotë të metalurgjisë pasi firma austriake Straback ka fituar tenderin e demolimit të zonës ku ka qënë ndërtuar ish metalurgjia. Ne fakt shëmbjen e oxhaqeve e kanë kundërshtuar ashpër shumë gjenerata metalurgësh të cilët shikonin tek ato oxhaqe një pjesë të jetës dhe kontribtit të tyre ne industrinë e bakrit. Oxhaqet kanë qënë ndërtuar që në kohën kur qeveriste mbreti Zog, i cili e pati dhënë këtë zonë me koncension firmës Italiane SIMSA.
( e.n / News24 /Balkanweb )