E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata apel qeverise per ligjin

Nje vendim i qeverise per te lejuar shitjen e karburantit D2 cenon konkurencen e lire ne tregun e karburanteve. Ndryshimi ligjor i bere pa njoftuar importuesit e karburanteve ka krijuar shqetesime per kete treg. Shoqata e Importuesve te Hidrokarbureve i eshte drejtuar zyrtarisht kryeminsitrit qe te mos krijoje kushte per konkurence te padrejte. Behet fjale per tregtimin dhe perdorimin e naftes se llojit D2, e cila ishte parashikuar qe ne janar te ketij viti te mos perdorej nga automjetetet, por vetem nga industria. Qeveria, pavaresisht kesaj nisme, e cila kishte marre dhe forme ligjore, ka bere nje ndryshim ne korrik te ketij viti, ku i lejon prodhuesve vendas qe te jene te vetmit shites ne Shqiperi te D2-it. I kontaktuar nga Koha Televizion, Viktor Nushi, Sekretari i Shoqates se Importuesve tha se i kerkohet kryeministrit shtyrje e afatit te perdorimit te D2, ose moslejim i shitjes vetem nga nje subjekt. Zoti Nushi tha se vec konkurences, cenohet dhe ambienti, pasi nese D2 perdoret, ndotja e ajrit nga djegia e ketij karburanti do vijoje te jete e njete. Nushi propozon qe vendimi te shtyhet dhe nje vit, deri ne janar te 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›