E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, del makina nga rruga, vdes i riu 26 vjeç

KORCE-Një aksident me pasojë një të vdekur është shënuar pasditen e sotme në aksin Korcë-Kapshticë.

Policia e Korcës bëri të ditur se një mjet me targa greke PIT6379 teksa udhëtonte në aksion Korcë-Kapshticë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, Gentian Beshiri.

Në momentin e aksidentin bashkë me 26 vjecarin ndodhej në makinë dhe daja i të riut.

Përplasja e makinës ka qenë tepër e fortë sa ka qenë e pamundur nxjerrja e trupit të Beshirit. Policia kërkoi ndihmën e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Tepelenë-Gjirokastër, mjeti bie në humnerë, 2 të plagosur, njëri rëndë Aksident në aksin Lezhë-Laç, një i vdekur e dy të plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›