Pogradeci, ky destinacion i preferuar për pushuesit
POGRADE- Pavarësisht vonesës së stinës së verës, Pogradeci edhe këtë vit duket vendi i përzgjedhur i turistëve vendas e të huaj. Pothuajse të gjitha hotelet janë prenotuar prej kohësh nga pushuesit që çdo vit vijne për pushime në këtë qytet. Qyteti i Pogradecit mbetet ndër më të preferuarit, pasi ai konkuron jo vetëm me ndërthurrjen e peisazhit qa ka, por edhe me çmimet konkuruese jo vetëm të hoteleve, por edhe plazheve ranore apo çmimeve të ushqimit të veçantë që ofron.
Edhe këtë fundjavë ai ka qënë i mbipopulluar. Shumë pushues nga Korça, qytetet e tjera, por edhe të huaj, kanë zgjedhur liqenin e Ohrit për të kaluar një ditë ndryshe. Liqeni i Ohrit mbetet si më i preferuari për admiruesit e ujit të ëmbël. Ohri ka zënë vend thuajse të barabartë me Havanën kubaneze, Hamburgun gjerman dhe Ibizën spanjolle si një nga destinacionet më atraktive. Ai ishte pjesë e listës me vendet më të preferuara, “10 destinacionet për pushime verore të studentëve”, të cilën e përpiloi gazeta britanike “The Guardian”.
Rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë mjaft pushues në plazhin e Pogradecit. Uji i pastër i liqenit të Ohrit dhe rëra e nxehtë janë dy elementë të cilët kanë sjellë mjaft pushues, të cilët nuk janë vetëm nga Korça, por edhe nga qytete të tjera. Pushuesit shprehen të kënaqur nga përmirësimet e ndjeshme në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme që i bëhet liqenit. “Është më mirë se vitet e tjera”, shprehet njëri nga pushuesit. “Kushtet sivjet janë shumë më të mira, liqeni pastrohet çdo mëngjes. Ne kemi vite që zgjedhim liqenin e Ohrit për të pushuar, pasi klima është shumë e mirë”, thotë një tjetër.
Restorantet e ndryshme përgatisin menutë e tyre me gatime karakteristike pogradecare për të pritur turistët, me ushqime nga më të thjeshtat deri tek ajo që mbetet specialiteti i Pogradecit “Tava e Koranit” me zarzavate. Në disa lokale korani mbahet i gjallë në vaska dhe gatuhet i freskët pasi është zgjedhur më përpara nga klienti. Edhe mishi i pjekur edhe pulat e fshatit në gatime tradicionale nuk mungojnë në shumë lokale.
Tashmë Pogradeci është shndërruar në një destinacion edhe për agjencitë e ndryshme turistike. Ajo që vlen të theksohet janë çmimet konkuruese të akomodimit dhe të ushqimit, por edhe përmirësimet e shumta në infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e liqenit, çka po e shndërron Pogradecin në një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)