Iran, presidenti Rohani bën betimin para parlamentit
TEHERAN- Presidenti i moderuar iranian, Hassan Rohani bëri sot betimin para parlamentit, gjatë një ceremonie, ku ishin të ftuar për herë të parë, personalitete të huaja duke përfshirë krerë shtetesh nga vendet e rajonit.
Kështu Hassan Rohani bëhet presidenti i shtatë i Republikës Islamike të Iranit.
Për herë të parë, zyrtarë të huaj ishin ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.
Rreth 10 presidentë, veçanërisht nga Afganistani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kazakistani, Armenia dhe Libani ishin të pranishëm.
(d.b/BalkanWeb)