Korçë, dëmtohen gjatë natës 8 skluptura
Qyteti i Korçës ku tradita e veprës së artit gjen mishërimin më të mirë të saj, ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët masakrojnë vlerat kulturore.
Rreth 8 skluptura të artistëve korçarë janë dëmtuar dhe rrëzuar gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar. I menjëhereshëm ka qënë reagimi i bashkisë duke dënuar këtë akt.
Të irrituar kanë reaguar edhe skluptorët korçarë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këto vepra arti. Sipas skluptorëve dhunimi i këtyre veprave është një turp për Korçën dhe qytetarët korçarë të cilët duhet ti ruajnë me fanatizëm këto vepra të artit modern.
Në qytetin e Korçës janë 32 skluptura të gdhendura në gur, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga artistë vendas dhe të huaj. 32 sklupturat të përqëndruar kryesisht në parku ”Rinia” tashmë janë një pasuri e trashëgimisë kulturorë të qytetit.