E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni Asiana u evakuua me vonesë

Evakuimi i avionit të linjës Asiana, që u rrëzua të shtunën në San Francisko, u vonua për shkak se pilotët fillimisht u thanë pasagjerëve që të qëndronin ulur.

Crash tour: The survivors were escorted on to the runway where the burnt out plane has remained since Saturday

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtare sigurie. Evakuimi filloi 90 sekonda pasi avioni ndaloi në pistë, vetëm pasi një asistent i fluturimit vuri re zjarrin jashtë mjetit, saktësoi zyrtarja.

Evacuation: Passengers flee from the burning wreckage of Flight 214 after it crash landed in San Francisco

Ajo e cilësoi mungesën e urdhërit të evakuimit të menjëhershëm si të pazakontë. Nga përplasja dy pasagjerë humbën jetën dhe 180 të tjerë u plagosën.

Injured: A member of the cabin crew is pushed through San Francisco airport. Three flight attendants are still in hospital

Në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë, kryetarja e Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit, Deborah Hersman tha se pilotët ishin në kontakt me kontrollorët e trafikut ajror në sekondat pasi avioni u përplas dhe u thanë asistentëve që të mos u urdhëronin pasagjerëve evakuimin.

Progress: NTSB chairman Deborah Hersman is giving regular updates on the investigation

Duket paksa e pazakontë që ekuipazhi nuk njoftoi urdhërin e evakuimit pasi avioni u përplas. Ne ende nuk e dimë se çfarë po mendonin pilotët, deklaroi zonja Hersman.

Wreckage: A fire that started near the front of the plane quickly spread

Ajo konfirmoi gjithashtu se disa nga komardaret e evakuimit ishin fryrë brenda avionit dhe jo jashtë, duke plagosur një asistente fluturimi dhe duke bllokuar rrugën e daljes së pasagjerëve.

Investigation: NTSB crash experts examine the wreckage of Flight 214 which crashed on Saturday

Është zbuluar se piloti që drejtonte avionin po e ulte atë për herë të parë në aeroportin e San Franciskos, ashtu si dhe piloti-instruktor që ishte pranë tij.

Teamwork: Captain Chesley Sullenberger and copilot Jeffrey Skiles had only been flying together for a short time when they successfully crash landed on the Hudson

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›