Korçë, dhuna në familje, shtohen rastet krahasuar me një vit më parë
Dhuna ne familje vazhdon te jete nje faktor negativ ne vendin tone. Pavaresisht sensibilizimeve te shumta, serish ajo rregjistron pothuajse çdo dite raste te tilla, nje pjese e te cilave kane perfunduar edhe me tragjedi. Bazuar ne shifra, edhe ne qytetin e Korçes referuar 7 mujorit te pare te vitit 2013, ka nje rritje te ketij fenomeni krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
Klara Çela, kryetare e shoqates se gruas eshte shprehur se deri tani jane 150 raste te denoncuara, nderkohe qe gjate vitit te kaluar,brenda harkut kohor te 7 mujave shenoheshin 98 te tille. Megjithate shifrat mund te jene akoma edhe me te medha, po te kemi parasysh faktin qe ne shumicën e rasteve ato nuk behen publike apo te denoncohen.
Deri tani nga ana e policise jane arrestuar 98 persona, por ne shumicen e rasteve padite ndaj tyre terhiqen gjate zhvillimit te seancave gjyqesore. Pavaresisht sensibilizimit apo trajtimit te ketij fenomeni negativ ne shume konferenca apo projekte, serish dhuna ne familje vazhdon te jete prezente, ku ne shumicen e rasteve shkaktohet nga te ardhurat e pakta ekonomike.