Tiranë, plagoset me armë zjarri një person, policia në kërkim të autorit
Një person është plagosur me armë zjarri në Allias, afër Spitalit Amerikan.
Burime nga Policia bëjnë me dije se shtetasi Erjon Çobaj, 32 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person deri tani me identitet të panjohur, i cili pasi ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.
32-vjeçari Çobaj, është shoqëruar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes, por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje si dhe kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes, i cili është shpallur në kërkim.