Korce dhunohet ne banese 22-vjecarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korcës, ku një vjazë 22-vjecare është dhunuar brenda banesës së saj.
Sipas informacioneve të fundit, policia lokale është njoftuar për ngjarjen nga vetë e dhunuara, e cila në momentin e agresionit ndodhej vetëm.
Bazuar në rrëfimin e 22-vjecares, policia e Korcës bën të ditur se vajza ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte me prindërit.
Të njëjtat burime shtojnë se agjentë të sektorit të anti-krimit po zhvillojnë hetime për të identifikuar autorin, duke kërkuar dëshmitarë të mundshëm që mund të kenë parë agresorin teksa hynte në shtëpi.
Kjo dhe të tjera janë disa ngjarje të rënda që i bashkohen kronikës së zezë në vend, që kulmuan me atë të disa ditëve më parë kur u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi në Vlorë.
Tiranë, zjarri përfshin një banesë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në rrugën e Durrësit, në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.
Nga specialistët e zjarrfikësve të mbërritur në vendin e ngjarjes mësohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se nga flakët nuk ka pasur as persona të lënduar, por vetëm janë dëmtuar dy dhoma të banesës.
Sarandë, vdes nga asfiksia 45-vjecari
Ndërkohë, mësohet se një tjetër ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin jugor të Sarandës, ku një person ka humbur jetën duke hapur një pus uji pranë shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës, ku 45-vjecari ka humbur jetë nga asfiksia e shkaktuar nga clirimi i papritur i gazit.
Autoritetet lokale njoftojnë se viktima është shtetasi Pajtim Elmazi, ndërkohë që dy vëllezërit e tij Fitimtar dhe Agush Elmazi kanë pësuar një tronditje nga gazi por janë jashtë rrezikut për jetën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vlorë, protestë kundër krimit
Qytetarët e Vlorës janë mbledhur në një tubim paqësor për të dënuar njëzëri vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes
Në minutat e para të së premtes, policia e Shkodrës arrestoi dy persona, 21-vjecarin Fatos Qerim Lushaj dhe Myslim Dyl Velaj, 50 vjec banues te fshatit Qafe Grude te komunes Shkrel në Maqesinë e Madhe si të akuzuarit kryesore për vrasjen e shtetasit Sueljman Zog Velaj 77 vjec nga i njejti fshat. Fier, e ze korrenti, humb jeten 3 vjeçari
Nje femije 3 vjeçar ka humbur jeten pasi ka rene ne kontakt me rrymen elektrike. Elbasan, zjarr në parcelat me ullinj
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Rrethin e Elbasanit pasditen e së mërkurës. Fillimisht vatra e zjarrit ka shpërthyer në fshatin Xibrakë e më pas ka shkuar deri në fshatin Shalës te Komunës po me të njejtin emër. Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Pas përleshjeve me armë zjarri gjatë natës së kaluar në sheshin "Avni Rustemi", policia e kryeqytetit ka dhënë detaje për ngjarjen duke njoftuar shkatërrimin e grupit të grabitësve, përgjegjës për 20 vjedhje të tjera me armë dhe maska që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Tiranë.
Lajmet kryesore
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Doganierët vendosen në veri
KE, kontroll edhe në kufi
Topalli: Reflektim kushteve të tranzicionit