Mbyllja e sezonit turistik, Bumçi: Gjysma e turistëve kosovarë

Megjithëse vendi ynë ka shënuar rritje të numrit të turistëve që vizitojne vendin tonë, për këtë vit sërish janë shfaqur problematikat në këtë drejtim. Në mbyllje të sezonit turistik veror, ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe sporteve Aldo Bumçi ka dalë në konferencë për mediat, ku dekalroi se problematika e sezonit turistik për këtë vit qëndron në informalitetin e të dhënave të vendqëndrimit të turistëve, në ekzistencën e disa plazheve të ndotura, çështje për të cilën qeveria ka ngritur një task-forcë të posaçme, etj.
Të dhënat e turizmit flasin për një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që kanë vizituar vendin tonë këtë vit. Ministri i Turizmit tha se vetëm gjatë këtij viti kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 300 mijë shtetas, më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Po ashtu Bumçi tha se vetëm gjatë këtij viti kanë hyrë në vendin tonë rreth 3 milionë turistë të huaj apo edhe shqiptarë rezidentë në vendet e BE. Prioritet i Ministrisë së Turzmit, tha Bumçi vijon të mbetet zhvillimi i kësaj fushe, sa i përket turzimit malor, megjithë shifrat në rritje, turizmit kulturor dhe i ruajtjes e zhvillimit të trashëgimisë kultuore.