E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, dhunoi bashkëshorten shtatzënë, arrest me burg 34-vjeçarit

Gazeta Shqip

Lihet në arrest me burg Olsi Iljaz, 34-vjeçari i cili rrahu barbarisht bashkëshorten e tij shtatzënë. Në seancën gjyqësore e cila u zhvillua në ambientet e dhomës spitalore të pavijonit të kirurgjisë, organi i akuzës ka kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe lënien e tij nën masën e sigurisë arrest në burg.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i të pandehurit ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie si shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Teksa mbahej i lidhur me shtratin për shkak të agresivitetit që shfaq, të pandehurit i është komunikuar edhe vendimi i gjykatës për lënien e tij në arrest me burg.

Sakaq, në ambientet e po të njëjtit pavijon vazhdon të mbahet edhe Rudina Iljazi, gruaja shtatzënë e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti i saj. Sipas mjekëve gjendja e saj është përmirësuar disi, por vijon të mbahet nën trajtim mjekësor.

15 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, dhunoi bashkëshorten shtatzënë, arrest me burg 34-vjeçarit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›