Korçë, ekspertiza: Fatbardha Aliko ka pësuar trompozë

Fatbardha Aliko nuk ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve, por ka pësuar trompozë. Kjo ka qenë përgjigja që ka nxjerrë sot, ekspertiza mjeko-ligjore. Sipas përfundimeve të ekspertizës, rezulton se shtetësja Fatbardha Aliko ka humbur jetën pasi ka pësuar trompozë.
49-vjeçarja nga fshati Borsh i Devollit, ka ndërruar jetë në maternitetin e Korçës, në fillim të muajit korrik, pas një ndërhyrje kirurgjikale.
Familjarët e 49-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, fajësuan mjekët për mjekim të gabuar.