Korçë, vdekja e 49 vjeçares, pushohet akuza për mjekët e maternitetit
KORCE- Prokuroria zbardh shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares Fatbardha Aliko, e cila në qershor të këtij viti humbi jetën në maternitetin e qytetit të Korcës. Ekspertiza mjeko ligjore vërtetoi se gruaja gjeti vdekjen nga një trompozë. Lajmi bëhet i ditur nga NEWS24, duke iu referuar burimeve të prokurorisë dhe spitalit rajonal të Korçës.
Me rezultatin e ekspertizës mjekoligjore prokuroria mbyll hetimet për mjekim të pakujdesshëm ndaj 4 mjekëve të maternietit të Korçës, njëri prej tyre gjinekologu Gjergj Gjata. Padia u ngrit nga vetë familjarët e viktimës.
Në qershor, gruaja, nënë e dy fëmijëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mitër. 10 ditë më vonë, 49 vjecarja u gjet e vdekur në tualetin e maternitetit.
(s.g/balkanWeb)