Netët që do të gjallërojnë Apolloninë
TIRANË- Qyteti i Fierit nuk do të mirëpresë vetëm trupat e aktorëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Akrimit, por do të jetë dhe mikëpritësi i “Netëve Apolloniane”, me një seri veprimtarish artistike në Parkun Kombëtar të Apollonisë.
Duke filluar nga 4 shtatori, për më shumë se një javë, Apollonia do të gjallërohet nga java e artit dhe kulturës, me pjesëmarrjen e katër shteteve, Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Kroacisë. Programi i “Netëve Apolloniane” do të përmbajë, shfaqje teatri, mbrëmje baleti, ekspozita pikture, ekspozita fotografike për turizmin, opera, etj, aktivitete që do të gjallërojnë qytetin e Fierit.
Të dielën, 4 shtator, do të çelet një ekspozitë pikture, si dhe do të zhvillohet nata finale e Festivalit Ndërkombëtar të Aktrimit “Apollon”, ndërsa në 5 shtator do të shfaqet për publikun një mbrëmje baleti. Mbrëmja e datës 6 do të sjell koncertin simfonik “Koncerti për paqe”, si dhe ekspozitë të re.
Të nesërmen do të hapet Panairi me Artikuj Artizanati, ndërsa në datën 8 shtator do të zhvillohet një mbrëmje jazz-i. Pjesë e programit do të jetë edhe një mbrëmje poetike, festivali i muzikës korale, si dhe musical-i “Opera për 3 grosh”.
(m.a/ata/BalkanWeb)