E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce gjendet trupi i taksistit te vrare

Gjendet trupi pajete i taksistit te zhdukur nga Devolli Fredi Tarelli. Arrestimi i tre autoreve te dyshuar te kesaj vrasje Domeniko Kumrias Nesti Xhackes dhe Elkerno Revanit ka sjelle me pas edhe gjetjen e trupit te taksistit ne nje kanal ne afersi te fshatit Korit ne Korce. Keshtu nje bashkepunim i policise se Elbasanit dhe te Devollit eshte zbardhur pas afro nje jave vrasja e taksistit Fredi Tarelli. Madje dite dite me pare policia e qytetit te Elbasani ka gjetur ne perroin e Kushes mjetin e viktimes te cilet autoret i kishin falsifikuar edhe targen per te humbur gjurmet. Pas nxjerrjes se automjetit kane qene familjaret e Tarellit ata qe e kane identifikuar automjetin edhe pasi autoret i kishin vendosur targa te huaja. Me pas uniformat blu ne rruge operative kane arritur qe te identifikojne autoret e kesaj ngjarjeje dy kusherinj dhe nje bashkemoshatarin e tyre. Ne fillim policia ka bere te mundur arrestimin ne Elbasan te Domeniko Kumrise i cili gjate deshmise se tij ka rrefyer per vrasjen duke treguar edhe dy bashkeautoret e tij Nesti Xhaccken dhe Elkerno Revanit. Te tre gjate deshmise ne polici kane treguar se qellimi i tyre ishte grabitja e taksistit por rezistenca e tij ka sjelle edhe vrasjen me arme kallshnikov te 35- vjecarit trupi i te cilit eshte hedhur ne nje kanal ne rrugen dytesore te fshatit Korit. Kane qene vete autoret ata qe e kane treguar vendin ku ndodhej trupi i pajete i Fredi Tarellit i cili shenon edhe vrasjen e 18 te taksistev te vrare ne vitet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›