E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta kujton diten e Clirimit sot dhe Nata e Bardhe

TIRANE- Opozita pritet te kujtoje sot diten e Clirimit te vendit. Ashtu sic ka ndodhur vitet e fundit pritet qe perkujtimi i 29 Nentorit 56-vjetorit te Clirimit te filloje me homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut. PS-ja dhe aleatet e saj do te jene bashke ne vendosjen e kurorave me lule ne nderim te deshmoreve te rene ndersa LSI-ja do te zhvilloje homazhet me vete. Kryetari i kesaj partie Ilir Meta njeheresh edhe zv/kryeminister ne respekt te te reneve ne lufte per clirimin e vendit do te vendose nje kurore me lule ne emer te LSI-se prane monumentit Nene Shqiperi rreth ores 0930. Nje ore me pas aty do te vijne Edi Rama dhe drejtues te tjere te PS-se dhe partive te tjera aleate te cilet e konsiderojne daten 29 Nentor si daten e Clirimit te vendit. Gjithcka ne Varrezat e Deshmoreve do te organizohet nga protokolli i Bashkise se Tiranes ndryshe nga homazhet e 28 Nentorit. Me pas jane planifikuar edhe vizita ne shtepite e familjeve te deshmoreve te rene ne luften per clirimin e vendit.
NATA E BARDHE
Kreu i PS-se njeheresh edhe kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama do te hape dyert e ketij institucioni ne te ashtuquajturen Nata e Bardhe. Bashkia e Tiranes ka organizuar nje sere aktivitetesh ku pjesemarres do te jene grupmosha te ndryshme. Aktiviteteve dhe koncerteve te shumta te aktivitetiti zhvilluar prej 7 vitesh rresht nuk do ti mungojne risite te cilat do shfaqin kulturen dhe historine e kryeqytetit. Do te jete nje skene dedikuar muzikes klasike ku artiste te rinj por dhe me eksperience do te ofrojne pjeset me te mira klasike nga me te njohurat edhe per publikun. Skena me e re e femijeve dhe te rinjve qe frekuentojne qendren shumefunksionale TEN do te jete e ndertuar tek ura e re e Bllokut. Nder te tjera piktoret e vegjel do te ftojne te pranishmit te perdorin kavaletat e tyre. Nje tjeter risi eshte qe gjate kesaj mbremjeje koncerti i madh do te jete i teri i realizuar me grupe artistike folklorike nga zona te ndryshme shqiptare. Do te zhvillohen disa ekspozita qe nga ajo e sahateve te vjeter te Tiranes e deri tek zanatet e ushtruara ne kete qytet.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›