Mbare kombi shqiptar kremton 98- vjetorin e Pavaresise. E shemtuar PS bojkoton edhe Diten e Flamurit

UPDATE- Lideret boterore i urojne kryeministrit Berisha 98- vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Kryeministri viziton familjen Hajdari shpreh nderimet me te thella per sakrificen e Azemit ne themel te lirise. Prishtina feste madheshtore ne diten e Pavaresise
Ne diten e sotme Shqiperia feston 98-vjetorin e pavaresise ku po zhvillohen nje shumellojshmeri aktivitetesh ne te gjithe hapesiren shqiptare brenda dhe jashte kufirit. Sigurisht qe epiqendra e festimit eshte dhe mbetet qyteti i Vlores ku me 28 Nentor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e pavaresise. 98-vjet me pare delegate nga e gjithe Shqiperia e asaj kohe mberriten ne Vlore ku e shpallen pavaresine ne diten qe ne histori njihet si Dita e Flamurit. Pas ne kremtimin e kesaj feste nuk mbetet as Tirana dhe Prishtina dy epiqendrat me te medha dhe te rendesishme te shqiptareve ne rajon. Kreret me te larte te shtetit ne Shqiperi shprehen sot mirenjohjen e tyre per idealin e jashtezakonshem te Ismail Qemalit dhe delegateve nga te gjitha trevat shqiptare te cilet perpos luftes per mbijetese ngriten lart ne Vlore pishtarin e lirise dhe Pavaresise. Vecanerisht ne Prishtine kjo feste po kremtohet me shume se ne cdo qytetet tjeter te hapesire shqiptare. Ne Tirane bashkia e ketij qyteti ska marre asnje mase organizative dhe dekorative. Pervec ndertesave te institucioneve shteterore te cilat kane valevitur flamurin kombetar dhe jane dekoruar me ngjyrat kuq e zi ne rruget e kryeqytetit atmosfera eshte e vaket per te mos thene njesoj si nje dite e zakonshme e fundjaves. E turpshme kjo bashkine me te madhe ne vend dhe qytetin me te rendesishem te shqiptareve. Si te mos mjaftonte neglizhenca e paprecedente e kryetarit te bashkise Edi Rama per te zbukuruar qytetin edhe Partia Socialiste ska marre pjese ne asnje prej ceremonive te organizuara nga Qeveria dhe Kreu i shtetit ne nder te vepres se cmuar te ideatoreve te Shqiperise se pavarur 98-vjet me pare.
Festa e Pavaresise kreret e shtetit kryejne homazhe te monumenti Nene Shqiperi
Kreret me te larte te shtetit shqiptar si kryeministri Sali Berisha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli presidenti i Republikes Bamir Topi dhe perfaqesues te tjere te politikes kremtuan sot diten e Pavaresise se Shqiperise. Ne 98- vjetorin e Shqiperise se Pavaraur Berisha Topalli dhe Topi vendosen kurora me lule dhe bene homazhe prane Memorialit Nene Shqiperi. Shefi i ekzekutivit Sali Berisha shprehu nderimin me te madh per te gjithe te renet duke vleresuar se sot eshte ditelindja e kombit eshte dita e nderimit me te madh per Ismail Qemalin dhe burrat e medhenj te kombit qe themeluan Shqiperine e pavarur pas perpjekjesh te medha dhjetera vjecare ne vitin 1912 ne Vlore. Perulemi para patrioteve tane pasi ideali i tyre u be realitet- theksoi Topi duke shtuar se ata me sakrificen e tyre shkruan me germa te arta historine e kombit. Ndersa nga ana tjeter kryeparlamentarja Jozefina Topalli duke uruar te gjithe shqiptaret me rastin e Festes se Flamurit u shpreh se 98-vjetori i pavaresise festohet bashke me heqjen e vizave duke i dhene nje tjeter dimension lirise. Ne sot nderojme shpirtin e lirise ditelindjen e Kombit shpirtin e lirise qe ka drejtuar mendjet dhe zemrat e shqiptareve ne shekuj. Ky pervjetor i festes se Flamurit vjen bashke me heqjen e vizave per shqiptaret nje dimension tjeter i lirise- shpreh Topalli. Ajo ka vleresuar kontributin e njerezve qe kane punuar per pavaresine e kombit. Sot ne festojme diten e Flamurit diten e Pavaresise diten e Kombit. Ne cdo cep te vendit ne kujtojme vlerat dhe vizionet e baballareve te Kombit. Ne kujtojme kurajen dhe atdhedashurine e gjithe atyre qe ben Shqiperine ate qe ajo eshte sot- nenvizoi kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Berisha vitizon familjen Hajdari shpreh nderimet me te thella per sakrificen e Azemit ne themel te lirise
Pas homazheve ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit kryeministri Sali Berisha zhvilloni vizita edhe ne familjen e deshmorit te demokracise Azem Hajdari.Ne viziten ne familjen Hajdari Berisha shprehu nderimet me te thella per Azem Hajdarin. Ai u shpreh se Azemi dhe gjithe heronjte e tjere vendosen sakrificen ne themel te lirise dhe te historise se lirise. Nga ana tjeter Berisha u shpreh se endrra e Azem Hajdari u be realitet. Duke folur per kontributin e Azemit dhe te heronjve te tjera Berisha u shpreh se askujt me shume se atyre nuk u takon e ardhmja sepse ajo ka munguar dhe cdo hap drejt saj cdo horizont i ri Azemin e ben me te madh me te perjetshem me te pranishem. Por ka dhe nje ngushellim te madh tha ai sepse sot endrra e Azemit eshte realitet. Ne u detyrohemi atyre per lirine qe kemi sot u detyrohemi te gjithe per keto qe kemi arritur e do arrime- u shpreh kryeministri.
Lideret boterore i urojne kryeministrit Berisha 98- vjetorin e Pavaresise se Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha ka marre mesazhe te shumta urimi nga lidere boterore me rastin e 28 nentorit Dites se Pavaresise. Kesisoj kreu i qeverise eshte uruar nga homologu i tij turk Erdogan dhe ai i Cekise. Me rastin e Festes Kombetare te Republikes se Shqiperise shpreh urimet e mia te perzemerta per Ju dhe per popullin vella shqiptar. Besoj sinqerisht se marredheniet ekzistuese te miqesise dhe bashkepunimi qe zhvillohet ne cdo fushe midis vendeve tona do te vazhdoje te kontribuoje jo vetem ne te mire te popujve tane por edhe per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Me kete rast shpreh urimet me te mira per Ju dhe per begatine dhe mireqenien e popullit vella shqiptar- thuhet ne mesazhin e Erdoganit. Per Diten e Pavaresise kane uruar edhe kryeministri kinez se bashku me presidentin e Indokines. Keto vitet e fundit marredheniet kino-shqiptare jane zhvilluar duke mbajtur tendencen e shkelqyer dhe shkembimet dhe bashkepunimet ne te gjitha fushat jane ne zgjerim e siper. Pala kineze deshiron qe bashke me palen shqiptare te konsolidojne miqesine tradicionale te zgjerojne bashkepunimin me perfitime reciproke me qellim qe te nxisin zhvillimin e ri te marredhenieve te bashkepunimit miqesor midis Kines dhe Shqiperise- thuhet ne mesazhin e kryeministrit kinez Eumlen Jiabao.
Prishtina feste madheshtore ne diten e Pavaresise
Flamujt kuq e zi kane mbushur kryeqytetin e Kosoves Prishtinen me rastin e 28 Nentorit dites se Pavaresise se Shqiperise. Megjithese 28 Nentori nuk radhitet ne mesin e festave shteterore ne Kosoven qe u shpall e pavarur ne 17 Shkurt 2008 kjo dite qe shqiptaret e Kosovares e quajne edhe si dita e Flamurit Kombetar vazhdon te kremtohet ne forma te ndryshme. Mijera shqiponja dykrenare fluturojne neper rruge dhe sheshet e Prishtines qe jane veshur me ngjyrat kombetare kuq e zi nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare qe kane paralajmeruar dhe koncerte me grupet me te njohura. Bashkia e Prishtines nga ana e saj ka planifikuar nje numer aktivitetesh festive perfshire dhe nje program te pasur kulturo-artistik ndersa kjo dite do te festohet deri naten vone ne te gjithe Kosoven. Ne sheshin ku ndodhet monumenti i Gjergj Kastriot Skenderbeut pritet qe kreret me te larte te vendit te vendosin kurora me lule per tu zhvendosur me pas ne Prekaz ne Kompleksin Memorial Adem Jashari ku nderojne te gjithe shqiptaret. Kryeministri ne detyre Hashim Thaci dhe Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi do te marrin pjese dhe ne ceremonine e zbulimit te pllakes se emertimit te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines me emrin e Heroit Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ne kete ceremoni eshte paralajmeruar pjesemarrja e personaliteteve te larta edhe nga Shqiperia Maqedonia etj. Dita e Flamurit dhe e Pavaresise se Shqiperise si dite e gjithe kombit festohet tradiconalisht ne Kosove edhe kur kjo feste ishte e ndaluar nga serbet. Per te tretin vit e gjithe Kosova e feston e pavarur diten e Pavaresise se Shqiperise dhe per te 12-en here nga viti i lirise 1999. Shteti me i ri evropian Kosova deri sot eshte njohur nga 72 vende anetare te OKB-se.
...