E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, i sëmuri mendor sulmon me sopatë një nxënës brenda shkollës

KORCE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare ne qytetin e Korçës, ku një fëmijë është sulmuar brenda ambienteve të shkollës.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një 39-vjeçar me probleme psikike ka tentuar të godasë me sopatë një nxënës të klasës së gjashtë. Fatmirësisht fëmija është larguar në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Nuk dihet ende se si 39-vjeçari është lejuar të futet në ambientet e shkollës, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Nuçi Naçi’, pikërisht brenda klasës ku mësonte fëmija me iniciale A.T. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›