E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Sfidat globale i kapërcejnë kufijtë ideologjik

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Partneritetin e Kinës me Evropën, theksoi se “sfidat globale dhe ato që kanë të bëjnë me progresin e përgjithshëm i kapërcejnë kufijtë ideologjik”.

Zyra për shtyp e LSI-së bën të ditur se, gjatë punimeve të këtij aktiviteti që po zhvillohet në Kinë, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, ka zhvilluar një sërë takimesh të veçanta me personalitete të politikës evropiane dhe asaj kineze.

Forumi i katërt i nivelit të lartë të partive politike midis Kinës dhe Evropës, i cili është duke u zhvilluar në datat 22 dhe 23 prill në Suzhou të Kinës, fokusin e diskutimeve e ka përqendruar në promovimin e një marrëdhënie të re Kinë-Evropë. Liderë të 44 forcave politike nga 27 vende janë duke marrë pjesë në këtë forum.

Përfaqësuesit e lartë të politikës evropiane dhe kineze shprehën besimin e tyre në këtë forum për të vënë mënjanë ndarjet ideologjike dhe të arrihet një partneritet shumë i ngushtë ekonomik midis Kinës dhe Evropës për interesin dhe zhvillimin e ndërsjelltë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›