E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, presidenti, Napolitano fillon bisedimet për formimin e qeverisë

ROMË - Presidenti i rizgjedhur, Giorgio Napolitano filloi sot bisedimet me forcat politike në kuadër të formimit të një qeverie, për daljen nga kriza të ekonomisë së tretë të zonës euro.

Ai u takua fillimisht me presidentin e Senatit dhe Dhomës së deputetëve, Pietro Grasso dhe Laura Boldrini, para se të vazhdonte bisedimet me delegacionet e grupeve parlamentare.

"Bëhet fjalë për një sërë takimesh të shpejta, kryesisht për të verikuar nëse qëndrimet e partive, tashmë të ilustruara gjatë bisedimeve të mëparshme, kanë pësuar modifikime'', theksoi një komunikatë e Quirinalit, selia e presidencës së Republikës.

''Napolitano kërkon që Italia të ketë një qeveri dhe synon ta sigurojë atë sa më shpejt të jetë e mundur'', nënvizoi Massimo Franco, analist i Corriere della Sera, e përditshmja kryesore në vend.
"Rizgjedhja e tij është një fakt historik. Ajo është një rrugëdalje nga një fazë e jashtëzakonshme", theksoi Massimo Franco.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›