Grupi i PS: Komision, për hetimin e veprimtarisë së Kuvendit

Partia Socialiste do të dorëzojë nesër në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar veprimtarinë e parlamentit.
Vendimi është marr sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku kërksea është iniciuar nga deputetët Gazmen Bizhga dhe Erjon Braçe ndërsa është firmosur nga të gjithë deputetët socialistë.
Sipas deputetëve socialistë komisioni hetimor do të shqyrtojë të gjitha kritikat e bërë në opinionin e KE-së për veprimtarinë e Kuvendit, kritika për të cilat PS-ja ka bërë edhe një mocion për debat për rolin e parlamentarizmit në vendin tonë.
Në oponionin e KE-së i është bërë vërejtje kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për mënyrën e funskionimit të Parlamentit.
Ndërkohë kërkesa e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e veprimtarisë së Kuvendit do të depozitohet nesër në këtë institucion.