Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Një automjet me targa greke ka dalë nga rruga pranë fshatit Pirg dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Shkëlqim Çela.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të makinës, Çela ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.