E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e ka shtetësinë shqiptare Fatzi Velaj?

04-09-2013 / Gazeta 55

Endacaku i Edi Ramës raporton në cv-në e tij se ka marrë shtetësinë austriake. Sipas ligjit austriak, nuk lejohet dyshtetësia, prandaj këshilltari-nomad Fatmir Velaj duhet të shprehet nëse ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare, apo ia ka kallur shtetin austriak me dokumente të falsifikuara


Po t’i hedhësh një sy CV-së së këshilltarit të Edi Ramës për diplomacinë kulturore, Fate Velaj spikat mungesa e shtetësisë shqiptare, ndërsa është cituar shtetësia austriake. Nga këtu lindin dy probleme. E para, si do i ushtrojë funksionet e këshilltarit në Shqipëri zotëria në fjalë, në një kohë kur nuk është shtetas shqiptar? Dhe e dyta, shteti austriak nuk parashikon dy shtetësi. Sipas ligjit austriak, shtetësia jepet pasi hiqet dorë nga shtetësia e vendit amë. Ajo që nuk dihet me saktësi dhe ka pikëpyetje është se, a ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare Fate Velaj, apo ka gënjyer shtetin austriak? Kjo duhet të përbëjë një objekt të theksuar hetimi, për të hedhur dritë mbi një mashtrim që është në përgatitje e sipër. Pavarësisht sesa të vlefshme do të jenë këshillat kulturore të Fatziut, e çuditshme është vendimmarrja e Edi Ramës për të rreshtuar pas vetes një shtetas jo shqiptar, pasi sado që të mundohet ai të sajojë alibia të ndryshme rreth faktit të shtetësisë, e gjithë bota e di se Austria nuk lejon dyshtetësinë.


Nëse ai ka dorëzuar shtetësinë e vendit amë në këmbim të shtetësisë austriake, atëherë kjo është një zgjedhje e tij personale. Por të mendosh faktin se do jetë pjesë e një kabineti qeveritar me post këshilltari, atëherë çështja merr një tjetër rëndësi.Fate Velaj duhet ta bëjë këtë sqarim. Është shtetas shqiptar apo austriak?


Këshilltarët smund të përdoren si endacakë të huaj dhe as të trajtohen me privilegje të ndryshme në një kohë kur nuk janë shtetas të këtij vendi, pavarësisht raporteve të ngushta që mund të kenë me kreun e PS-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›