Korce masa per qarkullimin e mjeteve

Arkiv Stina e dimrit e cila në rajonin jug-lindor priret të jetë e karakterizuar më së shumti nga reshjet e borës, ka bërë që nga ana e Drejtorisë së Rrugëve të merren masa për menaxhimin e situatave problematike dhe për shmangien e bllokimit të segmenteve të ndryshme rrugore.
Sipas të dhënave, pavarësisht motit të mirë është bërë furnizimi me kripë dhe skorje të cilat do të përdoren përgjatë gjithë aksit nacional Kapshticë-Qafë Thanë, ndërsa i kushtohet edhe një vëmendje më e madhe rrugëve në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës të cilat për shkak të lartësisë së tyre paraqesin shpesh një problematikë të theksuar.
“Sasia e kripës e depozituar në të gjitha akset e rajonit të Korcës për momentin është rreth 300 ton, 500 metër/kub granil, rreth 16 mjete borë-pastruese janë gati dhe mendoj që do të kalojmë me sukses këtë periudhë. Ne përqendrohemi në aksin me fluksin më të madh, atë Kapshticë-Qafë Thanë, për të mbajtur këtë aks gjithmonë të lirë dhe në kushte sa më të mira, mundësisht pa zinxhir edhe në reshje të mëdha”, deklaron Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Korcë, Kreshnik Zgjani.
Një ndër zonat më problematike përsa i përket sasisë të konsiderueshme të reshjeve të borës që regjistrohet gjatë stinës së dimrit mbetet ajo e Ersekës, e sidomos në Qafën e Qarrit ku kalimi i automjeteve është tepër i vështirë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Kakavijë, fluks lëvizjesh në hyrje e dalje
Rreth 15 mijë shtetas shqiptarë dhe 1000 të huaj kanë hyrë gjatë kësaj jave në Shqipëri prej pikës së kalimit kufitar të Kakavijes.
Festohet Nata e Bardhë
Edhe këtë vit në natën e bardhë, një festë jo zyrtare por që kremtohet prej disa vjetësh në Tirane, kanë gëluar rrugët nga njerëzit e shumtë që kishin dalë për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Elbasan, mungesë uji
Burimet që furnizojnë ujësjellësin e Elbasanit kanë pësuar rënie drastike për shkak të thatësirës dhe në qytet ka mungesa të theksuara me furnizim. Ligji për mbeturinat
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me komisionerin e Bashkimit Europian për Mjedisin, zotin Poticnik, me të cilin ka diskutuar edhe mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së
Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit.
Lajmet kryesore
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011