E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni policia kap 1 kg heroine te paster


Një kilogram heroinë e cilësisë së lartë dhe një person i arrestuar janë rezultatet e operacionit të koduar “Blerja e pastër”.

Ersen Hoxhaj, 27 vjec nga fshati Hekal i Fierit ka rënë në prangat e policisë teksa ishte duke transportuar lëndën narkotike.

“Ky shtetas u kap në segmentin rrugor Ballsh-Patos duke udhëtuar në drejtim të kryeqytetit ku lënda narkotike kishte si destinacion shitjen e saj për tregun e brendshëm. Pas një hetimi disa mujor me anë të metodave speciale hetimore u arrit sekuestrimi i sasisë së heroinës përgjatë shtrirjes së operacionit në qytetin e Fierit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër shtetas”, deklaroi zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Sipas Policise 27-vjecari Hoxhaj, dyshohet të jetë korrieri i lëndës narkotike, ndërsa po punohet për kapjen e poseduesve dhe organizatorëve të vërtetë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Gjirokastër, në gjykatë përplasjet e vendorëve
Prefektura e Gjirokastrës ka rinisur cështjen gjyqësore ndaj kreu të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Sulo Mucobega në Gjykatën e Shkallës së Parë. Durrës,shpërthim në një banesë në plazh
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonen e plazhit natën e kaluar në Durrës, duke shtuar pasigurinë për pronën dhe jetën te banorët e shumtë të zonës. Shpallet në kërkim Valer Xheka
Ish-shefit të sindikatave Valer Xheka, një nga emrat më të njohur në politikën shqiptare pas viteve 1991, i është sekuestruar e gjithë pasuria me vendim të gjykatës së Tiranë, pas akuzave për vjedhje të pronave të BSHP-së. Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Zgjerohet më tej skandali për cështjen e naftës përgjatë viteve 2009-2010. Punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Prokurimit Publik janë nën hetim nga njësia task forcë, të paktën deri më tani, si të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën pas verifikimeve të kryera në tre tendera për naftën që i përkasin vitit 2009. “Ju tregoj jetën dhe vdekjen e Leka Zogut I”
Skënder Zogu, djali i xhaxhait të Princit Leka dhe një prej njerëzve më të afërt në jetën e tij, tregoi detajet e funeralit shtetëror dhe disa prej momenteve kyçe të jetës së pretendentit të Fronit Shqiptar, në një intervistë gjatë emisionit të “Pasdites”, në “Top Channel”.

Lajmet kryesore

Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›