Korcë, mbyt foshnjën 23 vjecarja s' pranon krimin në gjykatë
KORCE- Ka mohuar vrasjen e djalit të saj 18 muajsh, madje është shprehur se foshnjën e kishte gjetur të vdekur kur kishte hyrë në dhomë. Sonila Lumi, gruaja 23 vjecare nga fshati Zëmblak i Korcës është paraqitur sot para gjykatës së shkallës së parë të Korcëc për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria akuzon të renë për vrasje
në rrethana cilësuese, dhë në gjendje depresice të nënës 23 vjecare. Gjykata i dha masën e sigurisë arrest me burg.
Ndryshe nga sa deklaroi sot në gjykatë, gjatë marrjes në pyetje nga policia e reja kishte pranuar se kishte rrahur djalin e saj dhe më pas i kishte vënë dhe duart në fyt.
Mediat shkruajnë se fillimisht gruaja kishte sajuar një alibi për shkakun e vdekjes së të birit. Rreth mesditës së 21 majit, në momentin që Sonila ka konstatuar se fëmija ishte i pajetë, e ka marrë atë në krah dhe duke qarë u ka thënë fqinjëve se i biri i kishte rënë nga krevati në tokë. "E zeza unë, po më vdes djali. Ra nga krevati dhe është dëmtuar shumë në kokë", - ka thënë 23-vjeçarja, citon GSH. Të njëjtat i fjalë, Lumani i ka thënë dhe burrit të saj, Eduartit. Bashkëshortët kanë shkuar në spitalin rajonal të Korçës, por mjekët kanë deklaruar se fëmija kishte mbërritur i vdekur. Vetëm pas ekspertizës mjeko-ligjore, Sonila Lumani ka pranuar se të birin e kishte rrahur dhe më pas i kishte futur dhe thonjtë në fyt.