E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Turqia do ndihmojë në procesin e njohjeve

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Turqi, dhe theksoi se ka marrë mbështetjen nga autoritetet më të larta turke se do ta ndihmojnë Kosovën në procesin e njohjeve.

Më tej ai Thaçi theksoi se Ankaraja zyrtare ka premtuar mbështetje të fuqishme dhe për Universitetin e ri të Prizrenit.

I pyetur lidhur me incidentin e raportuar në media rreth një kontrolli të imtësishëm ndaj tij në aeroportin e Prishtinës, para udhëtimit për në Turqi, kryeministri Thaçi tha se “nuk ka asgjë të vërtetë në ato informata”.

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës u bënë mbrëmjen e djeshme gjatë një konference shtypi në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Turqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›