Korçë, merr zjarr makina, dyshohet për shkaqe aksidentale

Policia e Korçës bëri të ditur se të shtunën rreth orës 14:42, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/rtsh.al/