E Martë, 3 Nëntor 2026

Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e tëmthit, Bashkia: Ndërhyrja u krye me sukses në QSUT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›