Korçë, militantët e PD kërcënojnë Alfred Dalipin
Kërcënimet, sipas Dalipit, i kanë ardhur në një kohë që ai po zhvillonte fushatën në Mollaj të Korçës. Ai akuzon militantë të PD-së se e kanë kërcënuar për jetën dhe akuzon gjithashtu edhe forcat e policisë
KORCE-Kandidati për deputet i PS-së në Korçë, Alfred Dalipi ka denoncuar dje në Prokurorinë e Korçës, por edhe në media, kërcënimet që i janë bërë nga militantë të PD-së. Kërcënimet, sipas Dalipit, i kanë ardhur në një kohë që ai po zhvillonte fushatën në Mollaj të Korçës. Ai akuzon militantë të PD-së se e kanë kërcënuar për jetën dhe akuzon gjithashtu edhe forcat e policisë, që refuzuan t’i japin ndihmën. Dalipi sqaron në linjë telefonike se, disa persona i kanë dalë përpara dhe i kanë prerë rrugën me makinë. Ata kanë xhiruar gomat e makinës përpara tij, duke ushtruar presion. Dalipi shpjegon se ka dalë nga makina e tij dhe u ka thënë peronave që janë banorë të zonës: “Më njihni mua? Për pak desh më morët jetën”, dhe ata më pas i kanë thënë: “Po ta marrim jetën”. Ky është cilësuar një kërcënim i hapur për jetën nga kandidati për deputet i PS-së. Ai tha se ka kërkuar ndihmën e policisë së Korçës, e cila edhe pse ishte shumë pranë, nuk ka bërë asnjë veprim. Pas 15 minutash ka ardhur i plotfuqishmi i zonës, shpjegon Dalipi, i cili gjithashtu nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, edhe pse ai i ka treguar personat që e kishin kërcënuar. Më pas Dalipi ka bërë kallëzim ndaj keqbërësve në Prokurorinë e Korçës.
(d.b/BalkanWeb)