Studentët: Te rikorrigjohen provimet tona
Një grup të rinjsh të fakultetit të Mjekësisë, të bindur se në të vërtetë kanë merituar më shumë se sa vlerësimi që iu është bërë, kanë depozituar një ankesë në dekanat dhe kanë kërkuar që provimet e tyre te rikorigjohen
TIRANE-Jo rrallë herë studentët ankohen se pedagogët nuk i korrigjojnë me vëmendje provimet e tyre, pretendim që në fakt jo shumë veta e besojnë, duke pasur parasysh se të rinjtë kanë gjithmonë tendencën të justifikojnë veten edhe kur marrin nota negative. Mirëpo një grup të rinjsh të fakultetit të Mjekësisë, me sa duket të bindur se në të vërtetë kanë merituar më shumë se sa vlerësimi që iu është bërë, kanë depozituar një ankesë në dekanat dhe kanë kërkuar që provimet e tyre në lëndën e biokimisë klinike të rikorigjohen nga një komision i posaçëm. Dhe kështu ka ndodhur. Është ngritur komisioni i rivlerësimit dhe i ka parë një për një të 12 testet, për të cilat studentët pretendojnë se nuk janë vlerësuar si duhet. Dhe nga rezultati duket se studentët kishin të drejtë. Kjo pasi, pas rivlerësimit të testeve, ka rezultuar se vetëm 4 të rinj kanë mbajtur të njëjtën notë, ndërsa të tjerët kanë marrë deri në tre nota më shumë. Një arsye kjo që hedh hijet e dyshimit se pedagogët nuk janë shumë të vëmendshëm ndaj përgjigjeve të studentëve, ndryshe nuk ka se si shpjegohet diferenca me tre nota. "Komisioni i rivlerësimit të mbledhur me datë 5 qershor 2009 mori në shqyrtim ankimimet e studentëve të vitit të katërt në lëndën e biokimisë klinike dhe pasi shqyrtoi përgjigjet e tyre me shkrim vendosi të ndryshojë vlerësimin e parë, të cilat jepen në këtë tabelë", - thuhet në njoftimin që është afishuar në ambientet e fakultetit të Infermierisë, ku siç duket qartë edhe nga kjo tabelë shumica e studentëve që janë ankuar pas rivlerësimit kanë arritur që të marrin nota më të mira.
(d.b/GSH/BalkanWeb)