Korcë, ndryshimi i kombësisë, nën hetim 4 persona
KORCË- Ndryshimi i kombësisë, nis hetimi për 4 persona. Prokuroria e Korcës ka nisur hetimet për këta të fundit pasi dyshohohet se kanë ndryshuar kombësinë, me dokumenta të falsifikuara.
Pas verifikimeve të policisë së qytetit juglindor, ka rezultuar se personat Ilia Janko, Dhionis Diamanti dhe bashkëshortët Kosta dhe M.Brecanti kanë ndryshuar kombësinë shqiptare me dokumenta të falsifikuara.
Është hera e parë që Prokuroria e Korcës nis hetimet për ndryshimin e kombësisë shqiptare në atë greke.
Sipas ligjit të regjistrimit të popullisë, cdo shtetas shqiptar ka të drejtë të vetëdeklarojë kombësinë, një ligj ky i kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja Aleanca Kuq e Zi. Nisur nga kjo, janë të shumtë shtetasit shqiptarë që kanë lënë kombësinë shqiptare për atë greke. Aleanca Kuq e Zi e cilëson antikushtetues këtë ligj dhe prandaj ka nisur firmosjen e një peticioni kundër tij.
(m.a/BalkanWeb)