E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, nën hetim kreu i një fondacioni

Drejtuesi i një fondacioni në qytetin e Korçës ka grabitur llogarinë bankare të një personi duke shfrytëzuar dokumentacionin që kishte në dispozicion.

Sipas policisë së Korçës, Adem Jahollari, 51 vjeç, banues në L.1-Pogradec, me detyrë drejtues i Fondacionit BESA-Pogradec, do të ndiqet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, pas kallëzim që ka bërë ndaj tij I. Lame, 38 vjeç, banues Pogradec.

Lame deklaron se drejtuesi i fondacionit ka tërhequr nga llogaria e tij një shumë prej 800 000 lekë të reja, pa autorizimin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›