E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Jalil takim me kryeministrin Monti

Kryeministri italian Mario Monti do të presë sot presidentin e Këshillit Nacional të Tranzicionit libian, Mustafa Abdul Jalil. Në qendër të takimit do të jetë Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit Itali-Libi, i firmosur në gusht të 2008-s nga Silvio Berluskoni dhe Muamar Gedafi.

Traktati i ngrirë gjatë luftës në Libi është rikthyer në fuqi pas vdekjes së Gedafit. Ndërkohë, Jalil do të takohet edhe me presidentin italian, Giorgio Napolitano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›