PS: Në fund të vitit, borxhi kalon mbi nivelin që parashikon Kushtetuta

Kuvendi i Shqipërisë
Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli është shprehur se në fund të këtij vitit bashkë me kredimarrjen e KESH-it niveli i borxhit publik për Shqipërinë pritet të kaloi edhe nivelin maksimal të përcaktuar me ligj.
Kodheli duke folur në Kuvend për privatizimin e Albpetrol0it theksoi se qeveria duhet të trajtojë më me kujdes pronën publike pasi ajo është e shenjtë ashtu si prona private.
Nivel i borxhit do të jetë 60.7% i GDP-së në fund të këtij viti duke shkelur të gjithë kuadrin ligjor, tha Kodheli. Asnjë reformë nuk do të ketë sukses nëse burimet do të keqmanaxhon dhe nuk do të vlerësohen siç duhet, shtoi ajo.
Lidhur me projektligjin që pritet të votohet në Kuvend për privatizimin e Albpetrolit, Kodheli nënvizoi se problem mbetet koha e privatizimi dhe trajtimi i punonjësve të saj.
* * *
Në seancën e sotme në Kuvend pritet të kalohen për miratim dy kandidatura për plotësimin e dy vendeve vakante në institucionet e shtetit. Bëhet fjalë për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokatin e Popullit. Për kreun e KLSH-së presidenti Bamir Topi ka dekretuar emrin e Bujar Leskajn, i cili gjithashtu ka marrë miratimin e mazhorancës në komisione. Votimi i tij pritet me interes pasi brenda PD-së ka deputetë të cilët nuk e mbështetin këtë kandidaturë.
Ndërsa për Avokatin e Popullit, Partia Socialiste ende nuk ka bërë të ditur emrin e përzgjedhur prej saj, të cilin do tia propozojë Kuvendit për miratim. Një gjë të tilë ajo pritet ta bëjë sot në mesditë mbetet vetëm deklarimi i emrit pasi procedura e përzgjedhjes ka përfunduar. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84 vota, por kjo pritet të arrihen pa problem pasi emërimi është pjesë e marrëveshjes PD-PS.
Gjithashtu gjatë seancës së sotme do të kaloi për miratim projektligj Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos.
Po ashtu është parashikuar edhe interpelancë me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, interpelancë e cila është thirrur nga Arta Dade.