E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, ngricat vështirësojnë qarkullimin

Reshjet e dëborës kane arritën një trashësi gati 4 centimetra në qytetin e Korçës dhe rreth 7 centimetra në zonat malore. Si pasojë e ngricave gjate nates qarkullimi i mjeteve në disa akse paraqitet i veshtire 

KORÇË – Rajoni juglindor i vendit u perfshi gjatë natës nga reshje të dendura të borës. Ngricat dhe temperaturat e ulëta nën zero gradë kanë sjellë sot vështirësi për qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe rurale të rajonit të Korçës.
Nga të dhënat e policisë rajonale të Korcës, reshjet e dëborës arritën një trashësi gati 4 centimetra në qytetin e Korçës dhe rreth 7 centimetra në zonat malore. Si pasojë qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Qafë Plloçë-Petrushë është paraqitur i vështirë për shkak të uljes së temperaturave. Mësohet se kanë nisur nga puna direkt mjetet e borëpastrueses.
Në rrugët kryesore nacionale të rajonit të Korçës dhe sidomos në ato qafa malesh që janë më problematike si Qafa e Qarrit, Qafë Plloçë, rrugët për në Dardhë, Voskopojë etj vazhdon hedhja e skorjeve dhe kripës. Ndërsa në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë lëvizja ka qenë normale dhe pa probleme. Aksi rugor Pogradec-Qafë Thanë është i kalueshëm edhe pa zinxhirë.
Sipas të dhënave të policisë, me gjithë vështirësitë që kanë ndeshur drejtuesit e mjeteve në orët e para të mëngjesit, nuk ka të dhëna për aksidente automobilistike.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›