PS: Shteti shqiptar më i korruptuari në Ballkan
Edi Rama duke iu referuar raportit te Gallup per korrupsionin ne Ballkan tha se Shqiperia eshte vendi me i korruptuar. Për kryesocialistin nuk ka më dyshime se, përgjegjës për gjithë këtë është vetë Berisha dhe qeveria e drejtuar nga ai.
TIRANE-Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka shprehur shqetesimin per nivelin e larte te korrupsionit ne vend. Duke iu referuar raportit te Gallup per korrupsionin ne Ballkan, kryesocialisti doli sot në një konferencë për shtyp në selinë e PS dhe akuzoi Berishen si pergjegjes per renditjen e Shqipërisë si vendi me i korruptuar i Ballkanit.
“Tërheq vëmendjen e opinionit publik ndaj Raportit të Balkan Monitor, realizuar nga Gallupi në bashkëpunim me Fondin Europian për Ballkanin.
Në këtë raport ... Shqipëria rezulton jo vetëm vendi më i korruptuar në Ballkan. PS bëri të ditur se sipas raportit Shqipëria është vendi ku popullsia beson më pak nga të gjitha vendet e tjera se qeveria po e lufton korrupsionin. “Vetëm 29% e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.”.
Rama vazhdoi më tej se,”Raporti e përcakton Shqipërinë si një rast të vecantë negativ në kapitullin për qeverisjen e korrupsionin, duke theksuar se vendi ynë përbën një përjashtim në rajon për nivelin e lartë të korrupsionit”.
Për kryesocialistin nuk ka më dyshime se përgjegjës për gjithë këtë është vetë Berisha dhe qeveria e drejtuar nga ai.
“S'ka asnjë dyshim se kryeministri do të vazhdojë të gënjejë, qeveria e tij do të vazhdojë të abuzojë, keqqeverisja e vendit do të vazhdojë t'u shkaktojë vuajtje e dëme shqiptarëve”.
(d.b/BalkanWeb)