E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, fshehu drogën në lavatrice, kapet shqiptari

Një shqiptar 24 vjecar është arrestuar në Itali pasi iu gjetën 800 gr heroinë të fshehur në lavatrice. Droga ishte fshehur mes rrobave të palara dhe i riu akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. 

PESKARA- Kishte menduar të fshihte rreth 800 gr. Heroinë të pastër në lavatrice por është zbuluar. Bëhet fjalë për shqiptarin Fatjon Pashaj, 24 vjec, i njohur nga forcat policore italiane. Të shtunën në mbrëmje, karabinierët italianë kanë arrestuar shqiptarin, pas një operacioni blic që është bërë në shtëpinë e narkotrafikantit shqiptar. I riu, që duhet të përgjigjet për akuzën për zotërim substancash narkotike me qëllim trafikimi, ishte arrestuar dhe në muajin prill, në kuadrin e një operacioni të trafikut të drogës në Peskara.

Shqiptari ishte prej disa ditësh nën përgjim dhe me shumë vështirësi është arritur të zbulohet vendi ku ai banonte. 24 vjecari pasi është ndaluar nga policia, është treguar shumë i qetë, i bindur se droga nuk do të gjehej. Karabinierët kanë gjetur një pako me gjysmë kg heroinë të pastër brenda në lavatrice, në mes të rrobave të pista, së bashku me dy paketa të tjera ku ndodheshin më shumë se 250 gr. Heroinë. Gjatë kontrollit karabinierët kanë gjetur dhe 5.500 Euro. Pashaj tashmë është i mbyllur në burgun e Barit.
(NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›