E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e Pojanit 5 vjet pa uje te pijshem

Prej vitesh banorët e fshatit Orman në komunen e Pojanit vuajne mungesen e ujit te pijshem. Rrjeti jofunksional i ujesjellesit i ben ata qe thuajse cdo dite te udhetojne per kilometra te tere qe te sigurojne ujin e pijshem, mungesa e te cilit ne keto temperatura te nxehta eshte teper shqetesuese.

Me karroca, makina apo edhe ne kembe 2000 banoreve te ketij fshati u duhet te ecin gjate per te siguruar ujin  e pijshem.

Shume prej banoreve per te shmangur mbingarkesen dhe lodhjen jane detyruar qe ne oborret e shtepive te hapin puse pavaresisht kostove te larta. Ujin e puseve ata e perdorin per nevoja te ndryshme por nuk mund ta pijne, ndersa siç pohojne edhe vete furnizimi i fshatit me uje te pijshem eshte nje premtim i trasheguar nga fushata ne fushate.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›