Korcë, përdhunoi të miturin, gjykata lë në burg pa afat 19-vjecarin
KORCË- Gjykata e Korcës dha sot masën ‘burg pa afat’, gjatë rivleresimit të masës së sigurisë , për 19-vjecarin Eduard Bufi, një nga të akuzuarit për ngjarjen e përdhunimit të 12-vjecarit me inicialet Xh.B në Bitinckë të Devollit.
Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, ndryshe nga hera e kaluar është zhvilluar me praninë e medias.
Prokurori i cështjes i ka paraqitur gjykatës një akt tjetër ekspertimi të mjekësisë ligjore, por këtë herë me terma juridike, duke vërtetuar kështu edhe veprën penale për të cilën akuzohet 19-vjecari, atë të ‘marrdhënieve seksuale me dhunë me të mitur’.
Ndërkohë 19-vjecari, i cili ka qenë dhe i pranishëm në këtë seancë sërisht nuk ka pranuar të japë shpjegime në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa avokati i tij ka mohuar fajësinë e klientit të tij, duke kërkuar si masë vlerësimi ‘arrest shtëpie’.
Dhjetë ditë më parë kjo gjykatë vendosi ‘arrest me burg’, për autorin tjetër të dyshuar për ngjarjen, për 16-vjecarin Romario Mulla, ndërsa la në burg me afat 10 ditor, 19-vjecarin duke i kërkuar prokurorisë rikonfirmim të ekspertizës.
Ngjarja tronditëse ndodhi këtë fillim muaji, në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit, ku një 12-vjecar me inicialet Xh.P u përdhunua për herë të katërt nga 2 të rinj.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)