Brukseli: Shqipëria në stanjacion politik, duhet dialog e reforma
BRUKSEL- Këshilli i Stabilizim Asocimit ka diskutuar sot në Bruksel në lidhje me përpjekjet që ka bërë Shqipëria për të përfituar statusin kandidat në BE, takimi i tretë ky mes BE e Shqipërisë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle ka bërë publike deklaratën e përbashkët të zyrtarëve të BE, ku I kërkohet Shqipërisë t’I rikthehet dialogut, pasi vendi ndodhet në stanjacion politik.
“Është koha që forcat politike t’i kthehen dialogut politik, t’i kthehen parlamentarizmit. Sfidë kryesore mbeten reformat elektorale dhe kushtetuese, janë jetike dhe urgjente. BE është e përgatitur që ta lehtësojë këtë detyrë”, tha Fyle.
Sipas komisionerit i takon qeverisë dhe opozitës të tejkalojnë stanjacionin politik, për të përmbushur aspiratat që kanë për në BE.
“Opozita dhe qeveria të gjejnë një zgjidhje për stanjacionin politik. Kam parasysh aspiratat për BE dhe kornizën ligjore. Duhet të punojnë për institucionet demokratike. Unë besoj se opozita duhet të marrë pjesë në seancat e Parlamentit, shumë ligje kanë nevojë për votat e tyre.
I pyetur për qendrimet e opozitës shqiptare Fyle tha se BE nuk e pranon bojkotin, rrugë kjo e ndjekur nga PS.
“Të keni një opozitë konstruktive të marrë pjesë në parlament. Të mos marrësh pjesë nuk është pjesë e BE, bojkoti nuk pranohet nga BE”, tha Fyle më tej.
Fyle ka rekomanduar ndër të tjera hartimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Sipas tij, nga mungesa e kornizës ligjore edhe zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, c’ka treguan se kjo kornizë duhet të ndryshojë.
“Duke theksuar ato që kemi diskutuar kemi ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale të 2011, kemi vërejtur me shqetësim se ka pasur polarizim të lartë mbi vendimin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor rreth vendimeve më të fundit dhe arsyetimit. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, ashtu si demonstruan se korniza ligjore ka nevojë për reforma. Kemi theksuar mungesa në kornizën ligjore të procesit elektoral, që duhen adresuar mes një reforme të thellë elektorale sipas rekomnadimeve të OSBE”- shtoi Fyle.
(m.a/BalkanWeb)