E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Qeveria do beje cdo gje per suksesin e forcave shqiptare ne Afganistan

Qeveria do të bëjë çdo gjë për suksesin e veprimtarisë së efektivave shqiptare trajnuese në Kabul si edhe mbështetjen gjithnjë e më të madhe ndaj Policisë së Shtetit, në përmbushje të detyrimeve ligjore.

Një fakt të tillë e ka pohuar sot kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së nisjes së grupi prej 5 oficerësh shqiptarë për trajnimin e policisë së Afganistanit, në Kabul.

Ai e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe të policisë shqiptare, duke shtuar se kjo vjen si rezultat i një performance të shkëlqyer në rritje të efektivave të Policisë së Shtetit.

Kjo edhe pasi, ky është misioni i parë paqeruajtës i policisë sonë në Afganistan.

“Puna e saj ka bërë që Shqipëria jo vetëm të jetë një vend i sigurt, por edhe që në themel të saj të qëndrojë besimi i lëkundur që këta efektiva kanë ngjallur te institucionet partnere të pranishme në vendin tonë”, tha në fjalën e tij Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›