E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce plagoset me sende te forta 25 vjecarja

Plagoset me sende të forta një 25 vjeçare nga qyteti i Korçës. 25 vjeçarja Esilda Elmazi është gjetur në gjendje të rëndë e hedhur në një kosh mbeturinash në afërsi të banesës së prindërve të saj. Policia ka bërë të ditur se 25 vjeçarja është gjetur nga banorë të lagjes nr 8 dhe më pas është transportuar në spitalin e qytetit të Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të njëjtave burime 25 vjeçarja ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit me mjete të forta dhe të mprehta. Sipas policisë së Korçës autori i ngjarjes së rëndë është bashkëshorti saj Romeo Babani 28 vjeç. Nga hetimet e para rezulton se rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm 28 vjeçari ka shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij e ka nxjerrë atë përjashta dhe pas një debati ka ushtruar dhunë mbi të duke e plagosur rëndë. Më pas 28 vjeçari e ka hedhur trupin e asaj në një kosh mbeturinash e cila u gjet pas disa orësh nga banorët  e lagjes. Policia shpall në kërkim autorin e ngjarjes. Sipas policisë shkak për këtë ngjarje mendohet të kenë qenë konfliktet mes çiftit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›