Perkujtohet 70-vjetori i Konferences se Pezes
Në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës është përkujtuar 70- Vjetori i Konferencës së Pezës. Konferenca e Pezës ishte përpjekja e parë madhore e popullit shqiptar për t'u bashkuar në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit. Në 16 shtator të 1942, Konferenca e Pezës vendosi krijimin e një fronti të përbashkët antifashist. Në konferencë morën pjesë delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë si Abaz Kupi, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Skënder Jegeni, e shumë të tjerë. Në sheshin para shtëpisë muze ku 70-vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca e Pezës kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës së Pezës, por edhe të tjerë nga Tirana e më gjerë për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme për kombin. I pranishëm në këtë ceremoni ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se pavarësisht dritëhijeve që shoqërojnë ngjarjet e mëdha historike, populli i Pezës duhet të ndjehet krenar që është në qendër të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës dhe Rezistencës Antifashiste për çlirim kombëtar.
"Populli i Pezës duhet të ndjehet krenar që është në qendër të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës dhe Rezistencës Antifashiste për çlirim kombëtar, - theksoi në fjalën e tij ministri Imami, - Ajo kishte një traditë të shkëlqyer rezistence ndaj pushtuesit italian që nga prilli i 1939-ës dhe deri në kohën kur do të mbahej Konferenca. E ndodhur ndërmjet qyteteve më të rëndësishëm të vendit dhe e rrethuar nga kurora e maleve, i jepte rëndësi të veçantë strategjike në organizimin e rezistencës kombëtare. Kjo ishte arsyeja përse Peza u zgjodh si vendi që do të mirëpriste Konferencën që do të shënonte një pikë kthese për rezistencën tonë kundër nazifashizmit".
Në vijim, ministri Imami ka nënvizuar se, pavarësisht dritëhijeve që shoqërojnë ngjarjet e mëdha historike, Konferenca e Pezës ishte përpjekja e parë madhore e popullit shqiptar për t'u bashkuar në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit. Sipas tij, Peza duhet të finalizohej në Mukje për të çuar vërtetë vendin në drejtimin e duhur, por ky ishte shansi ynë i humbur për të fituar pas luftës edhe paqen. “Sot ne kujtojmë me nderim më shumë se gjithçka tjetër, atë përpjekje për unifikimin e faktorit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, një ndarje mes demokracive dhe totalitarizmit, kur u vu në pikëpyetje vetë qytetarimi europian", - është shprehur Imami. Në ceremoninë përkujtimore për 70 vjetorin e Konferencës së Pezës ishte edhe përfaqësuesi i LSI-së Luan Rama.
Ndërsa kryetari i komunës së Pezës, Enver Dorzi shprehu mirënjohjen për qeverinë dhe për të gjithë ata që ndihmuan që kjo datë historike të kujtohet ashtu siç e meriton.
Ajo që binte në sy ishte mungesa e kryesocialistit Edi Rama i cili ka patur një mardhënie të ngushtë me Pezën dhe në kohën që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës është kujdesur çdo vit për organizimin e ceremonisë përkujtimore të konferencës historike. Këtë vit ai zgjodhi të mos ishte as i pranishëm ne ceremoni. Ndërkohë deputetë të grupit parlamentar të PS morën pjesë në ceremoni dhe kujtuan vlerat historike të kryengritjes së parë antifashiste në Evropë.
Pasi janë vënë kurora me lule në monumentin kushtuar Konferencës së Pezës dhe kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të këtij fshati, ministri Imami, përfaqësues të partive politike, deputetë, veteranë të luftës por edhe qytetarët e thjeshtë kanë vizituar shtëpinë muze dhe mjediset e saj të brendshme ku 70 vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca e Pezës.